Më datat 7–8 mars është zhvilluar turneu ndërkombëtar të taekwondos, Slovenia Open G2 2026, një nga garat më të rëndësishme të vitit me një konkurencë tejet të fortë nga e gjithë bota.
Nga Kosova në këtë garë u paraqitën: Bleron Ademi – Senior -58kg, Valton Ademi – Senior -63kg dhe Elion Agushi – Senior -74kg
Bleron Ademi shkëlqeu në këtë turne duke arritur të fitojë medaljen e argjendtë pas 5 ndeshjeve të zhvilluara, ku u ndal në finale.
Valtoni pati një paraqitje shumë të mirë duke u renditur i 5-ti në kategorinë e tij pas 3 ndeshjeve të zhvilluara ku u ndal në qerekfinale në ndeshjen për medalje.
Ndërsa Elioni performoi shumë mirë por u ndal në rrethin e parë, edhe pse ishte në avantazh gjatë ndeshjes por u dëmtua nga referimi.





