Alban Dragusha e nis me këmbë të mbarë te Prishtina, fiton derbin ndaj Ballkanit

Alban Dragusha e ka nisur mbarë aventurën te Prishtina, duke regjistruar fitore në derbin ndaj Ballkanit.
Bardhekaltërit triumfuan me rezultat minimal 1-0 në një ndeshje të luftuar deri në fund.
Golin e vetëm të takimit e realizoi Rin Ahmeti në minutën e 83-të, duke i siguruar tri pikë të vlefshme skuadrës së tij.
Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në vendin e tretë në tabelë me 41 pikë, katër më pak se Drita dhe Ballkani që ndajnë kreun./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU