Familjarja e viktimave: I kisha si fëmijët e mi, s’munda as t’i puthë, as t’i përqafojë

Florentina Bytyçi, është familjarja e tre viktimave që humbën jetën nga zjarri në Malishevë. Ajo, ka ka treguar momentin tragjik se si i kishte gjetur fëmijët me babain e tyre të vdekur.

Ajo tha se fëmijët ishin pa shenja jete në momentin kur janë gjetur nga familjarët.

Florentina Bytyçi, familjare e viktimave

Bytyçi: I kisha si fëmijët e mi, s’munda as t’i puthë, as t’i përqafojë

Video;

“Ishin në dorë të kunatës, unë u mundova me u prekë me pa se a kanë puls por nuk pashë se kanë shenja jete. I mora fëmijët dhe i dërgova në ambulantë. Nuk munda as me i puth e përqafë për herë të fundit. Shumë më janë dhimbsur, I kisha si femijet e mi, e kam pasur djalë të dajës babain e tyre. Dy fëmijët kanë qenë të kallur”, tha ajo.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU