Fatos Geci demanton deklaratat e xhaxhait të tij, Gani Gecit: Fjalimin e kam shkruar vetë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatos Geci, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga axha i tij, Gani Geci, duke mohuar se fjalimi i tij është shkruar nga dikush tjetër.
Përmes një postimi në Facebook, Geci ka theksuar se fjalimin e ka shkruar vetë në mënyrë spontane.
“Mjafte më spekulime. Unë i kam shkruar vetë atë fjalim në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po frikësohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave,” ka shkruar ai,shkruan Raporto24
Ndërkohë, ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, në një prononcim për emisionin Debat Plus, kishte deklaruar se pas fjalimit të Fatos Gecit qëndron një deputet tjetër.
Ai kishte hedhur akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke pretenduar se “pas fjalimit të Fatosit qëndron një deputet, njëri i afërt me Albin Kurti dhe Glauk Konjufca”.
Deklaratat kanë nxitur reagime dhe debat në skenën politike, ndërsa Fatos Geci ka kërkuar që t’i jepet fund spekulimeve lidhur me këtë çështje/Raporto24/

Geci ia hedh fajin Vetëvendosjes: Pas fjalimit të Fatosit qëndron një deputet, njëri i afërt me Kurtin e Konjufcën

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU