300 metra nga qendra: Vaskë banjoje, dyshekë dhe kontejnerë mbi zebra në Prishtinë.

Prishtina çdo ditë po përballet me një rritje të ndjeshme të mbeturinave nëpër rrugë dhe hapësira publike. Pamjet e sotme tregojnë një situatë shqetësuese që, sipas qytetarëve, po përsëritet vazhdimisht si pasojë e mosmenaxhimit nga komuna dhe mungesës së ndëshkimeve për shkelësit,shkruan Raporto24

Më 1 maj, vetëm rreth 300 metra nga qendra e qytetit, në rrugët “Isa Kastrati” dhe “Rustem Statovci”, trotuaret dhe kalimet për këmbësorë (zebrat) ishin të bllokuara nga mbeturina të mëdha, përfshirë vaskë banjoje, dyshekë dhe mobilie shtëpiake.
Përveç kësaj, kontejnerët ishin vendosur në rrugë, duke kufizuar lëvizjen dhe duke rrezikuar seriozisht sigurinë e këmbësorëve.

Foto:Blerim Uka
Banorët shprehen të shqetësuar për gjendjen dhe kërkojnë reagim urgjent nga institucionet përkatëse, si dhe masa konkrete ndaj atyre që hedhin mbeturina në mënyrë të pakontrolluar./Raporto24/

Foto:Blerim Uka

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU