Sigal Prishtina zgjedh presidentin e ri të klubit

KB Sigal Prishtina ka zgjedhur udhëheqjen e re në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur sot, ku me vota unanime, pa asnjë kundërshtim apo abstenim, Rinor Grajqevci u zgjodh President i klubit për një mandat katërvjeçar.

Përmes një komunikate zyrtare, klubi theksoi se ky organizim synon të vazhdojë rrugën e suksesit si klubi më i trofeshëm shqiptar, duke falënderuar anëtarët për besimin e dhënë.

Presidenti i ri do të drejtojë klubin me synimin për rikthimin e unitetit dhe përkushtimit në garat e ardhshme.

KosovaPress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU