Nga Kina në Dubai, Luana zbulon destinacionin që nuk e zëvendësoi dot asnjë qytet i botës

Pas një udhëtimi dymujor që e çoi në disa prej destinacioneve më të njohura të botës, Luana Vjollca është rikthyer në Tiranë, shkruan Raporto24.

Moderatorja dhe këngëtarja ka vizituar gjatë kësaj periudhe Kinën, Singaporin, Miamin, New York-un, Dubain dhe Londrën, por duket se asnjë prej këtyre qyteteve nuk ia zëvendësoi ndjesinë që i jep kryeqyteti shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luana shprehu mallin që kishte ndier për shtëpinë, duke renditur të gjitha destinacionet e vizituara dhe duke e mbyllur me fjalët:

“2 muaj larg shtëpisë. Kinë. Singapor. Miami. New York. Dubai. Londër. Tiranë. Më kishte marrë shumë malli për ndjesinë që më jep ti.”

Mesazhi i saj u pëlqye dhe u komentua gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e mirëpritën rikthimin e saj në Tiranë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU