Ilnisa Agolli ndez dyshimet për një romancë të re, një foto mjaftoi për të trazuar rrjetin

Jeta private e Ilnisa Agollit është rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi një postim i saj i fundit në rrjetet sociale ka ngjallur kureshtje të madhe te ndjekësit, shkruan Raporto24.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” publikoi gjatë natës një fotografi në Instastory, ku shfaqej në shoqërinë e një personi misterioz, duke zbuluar vetëm duart e tij dhe pa dhënë asnjë detaj tjetër.

Ky postim ka mjaftuar që në rrjet të nisin aludimet se moderatorja mund të ketë nisur një histori të re dashurie. Megjithatë, Ilnisa nuk ka bërë ende asnjë koment për të konfirmuar apo mohuar spekulimet.

Kujtojmë se emri i saj u komentua gjerësisht pas lidhjes me moderatorin Meriton Mjekiqi, ndërsa mbetet të shihet nëse postimi i fundit fsheh vërtet një romancë të re apo është thjesht një moment që ka nxitur imagjinatën e ndjekësve.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU