Erion Veliaj bëhet baba, SPAK merr vendimin për ish-kryebashkiakun

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mirëpritur në jetë fëmijën e tij të dytë. Bashkëshortja e tij solli në jetë një djalë gjatë ditës së sotme në maternitetin Materniteti Koço Gliozheni, shkruan Raporto24.

Burime të konfirmuara bëjnë të ditur se Veliaj ka marrë një leje të posaçme nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila i ka mundësuar të largohet përkohësisht nga masa e sigurisë për të vizituar bashkëshorten dhe djalin e porsalindur në spital.

Lajmi vjen në një periudhë të ndjeshme për ish-kreun e Bashkisë së Tiranës, i cili prej më shumë se një viti është larguar nga detyra dhe po përballet me një proces penal të zhvilluar nga SPAK.

Pas përfundimit të afatit të lejes së dhënë, Veliaj pritet të rikthehet nën masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata e Posaçme.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU