Xhuli ndan momente të veçanta nga baby shower-i, dedikim prekës për nënën

Në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga festa e baby shower-it, shkruan Raporto24.

Mes fotografive të publikuara, vëmendjen e mori një imazh ku Xhuli pozon krah nënës së saj, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë që i bashkon.

Krahas fotos, ajo zgjodhi një përshkrim të shkurtër, por tejet emocional: “Emri ma i bukur n’botë: Nana”.

Publikimi u prit me komente të shumta nga ndjekësit, të cilët jo vetëm e uruan Xhulin për ardhjen e afërt të bebit, por vlerësuan edhe dashurinë dhe respektin që ajo shpreh publikisht për nënën e saj.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU