Dafina Zeqiri ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një publikim që nuk ka kaluar pa u komentuar, shkruan Raporto24.
Këngëtarja ndau në TikTok disa pamje ku shihet duke lëvizur me veturën e saj luksoze brenda hapësirave të Kalasë së Gjirokastrës, një skenë e pazakontë që ngjalli menjëherë reagime dhe kuriozitet në rrjet.
Për vizitorët, hyrja e automjeteve në këtë monument historik nuk lejohet, pasi Kalaja e Gjirokastrës, si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, është zonë këmbësore dhe mbrohet me rregulla të veçanta për ruajtjen e vlerave të saj.
Megjithatë, në raste të caktuara, institucionet përgjegjëse japin autorizime speciale për realizimin e filmave, videoklipeve apo aktiviteteve të tjera artistike që kërkojnë qasje në ambientet e kalasë.
Kjo ka bërë që shumë ndjekës të aludojnë se Dafina ndodhet në Gjirokastër për xhirimet e një projekti të ri muzikor, megjithëse artistja nuk ka zbuluar ende detaje rreth asaj që po përgatit.


