Pushimet verore të Taynës kanë nisur në mënyrën më të mirë, ndërsa reperja nuk ka munguar të ndajë me ndjekësit momente nga arratisja e saj në jug të Shqipërisë, shkruan Raporto24.
Në postimin e fundit në InstaStory, artistja është shfaqur para pasqyrës e veshur me bikini, duke vënë në pah fizikun e tonifikuar dhe format që kanë marrë menjëherë vëmendjen e fansave.
Fotografia është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku Tayna vazhdon të dëshmojë se, përveç suksesit në muzikë, mbetet edhe një nga emrat më të komentuar për stilin dhe paraqitjen e saj.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, reperja bëri të ditur se kishte nisur pushimet verore në bregdetin e jugut të Shqipërisë.


