Vedat Muriqi i bën urimin më romantik bashkëshortes në ditëlindje

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar një moment të veçantë familjar, duke festuar ditëlindjen e bashkëshortes së tij, Edibes, transmeton Raporto24.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, çifti shfaqet duke shijuar momente së bashku në një jaht, ndërsa Muriqi ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për ta uruar partneren.

“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. 💙 Çdo moment dhe çdo ditë me ty është një dhuratë. Faleminderit që e mbush jetën time me dashuri dhe lumturi. Ti meriton gjithçka. Të dua! 💙”

Urimi romantik i sulmuesit ka marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk kanë kursyer komentet dhe urimet për çiftin.

Screenshot
Screenshot

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU