Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga stadiumi i ndërtuar për koncertin e reperit Kanye West, i cili do të mbahet më 11 korrik në Tiranë, transmeton Raporto24.
Sipas Ramës, interesi për këtë koncert ka qenë shumë i madh, madje më i lartë se ai për finalen e Conference League të zhvilluar në kryeqytet.
Koncerti pritet të mbahet në Eagle Stadium, pranë autostradës Tiranë–Durrës, me kapacitet rreth 60 mijë spektatorësh. Organizatorët e konsiderojnë këtë si një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri.
Ky koncert është pjesë e turneut botëror të Kanye West për vitin 2026.


