U bë sensacion në BBVK, por dikur dukej krejt ndryshe – dalin fotot e rralla të Dolce-s

Dolce, një nga figurat më të komentuara të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të aventurës së saj në reality show, shkruan Raporto24.

Me paraqitjen e saj të veçantë, stilin provokues dhe pamjen që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut, ajo u shndërrua në një nga personazhet më të përfolura, duke kaluar kufijtë e Kosovës e Shqipërisë edhe përmes pjesëmarrjes në shkëmbimin me “Grande Fratello” në Itali.

Por, krahas famës, interesimi i madh i publikut solli edhe kërkime rreth jetës së saj para se të bëhej e njohur. Në rrjet kanë nisur të qarkullojnë fotografi të vjetra të modeles, të cilat kanë nxitur reagime të shumta për ndryshimin e saj ndër vite.

Në këto imazhe, Dolce shfaqet me një pamje krejt tjetër, me flokë të errët dhe tipare më ndryshe nga ato që publiku njeh sot. Fotot kanë bërë që shumë ndjekës të komentojnë transformimin e saj dhe ndryshimet estetike që ajo ka bërë me kalimin e kohës.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, Dolce ka qenë e hapur për këtë pjesë të jetës së saj, duke folur publikisht për ndërhyrjet estetike dhe periudhën e vështirë të rikuperimit.

Ajo kishte treguar edhe për vështirësitë pas operacioneve, duke e përshkruar me humor përvojën e saj: “Një muaj dhimbje, kam fjetur si qen.”

Ndërkohë, fotografitë e publikuara së fundmi kanë rikthyer në vëmendje historinë e transformimit të saj, duke ndarë opinionet e publikut mes atyre që vlerësojnë hapjen e saj dhe atyre që janë befasuar nga ndryshimi i madh në pamje.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU