Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani, vazhdojnë të jenë një nga dyshet më të komentuara nga publiku, shkruan Raporto24.
Me rastin e ditëlindjes së këngëtarit, dyshja kanë organizuar një festë të veçantë, ku nuk kanë munguar momentet e bukura dhe fotografitë e shumta nga atmosfera festive.
Si gjithmonë, Aurora ka ndarë me ndjekësit pamje nga festa, ku është shfaqur elegante dhe plot stil. Mirëpo, krahas paraqitjes së saj, vëmendjen e ndjekësve e ka marrë edhe komenti i Kushtrimit në postimin e saj.
“Tedu”, ka shkruar këngëtari, një koment ky që ka marrë reagime dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit.
Aurora dhe Kushtrimi u bënë të njohur për publikun edhe gjatë pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother VIP Kosova”, ku marrëdhënia e tyre u komentua gjerësisht.



