Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në Instagram, shkruan Raporto24.
E veshur me një fustan të gjatë, të ngushtë pas trupit, Xheneta është shfaqur elegante dhe në super formë, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit.
Megjithatë, nuk ishin vetëm fotografitë ato që morën vëmendje. Një koment nga një ndjekës, që lidhej me Gjestin, ngjalli reagime të shumta dhe riktheu në qendër të diskutimeve ish-romancën e tyre.
Edhe pse ka kaluar një kohë që nga ndarja e Xhenetës me fituesin e “Big Brother VIP Albania”, duket se emrat e tyre vazhdojnë të përmenden së bashku nga publiku. Sa herë që njëri prej tyre publikon diçka në rrjetet sociale, nuk mungojnë komentet që i rikthejnë te historia e dikurshme e dashurisë.
Kjo tregon se, pavarësisht se secili ka vazhduar rrugën e tij, interesimi i fansave për ish-çiftin mbetet ende i madh.





