Pas shumë kohësh, Teuta ka dy fjalë për djemtë e saj

Pas një periudhe të gjatë larg vëmendjes publike për jetën private, Teuta ka bërë një nga ato rrëfimet e rralla që nuk kanë nevojë për shumë fjalë, shkruan Raporto24.

Artistja ka zgjedhur rrjetet sociale për të ndarë një mesazh të shkurtër, por shumë domethënës për dy djemtë e saj, Matisin dhe Noarin. Në një postim në Instastory, ajo ka publikuar emrat e tyre krahas mbishkrimit: “Deri n’frymën e fundit”, duke treguar lidhjen e fortë dhe dashurinë e pakushtëzuar që ka për ta.

Ky dedikim vjen në një periudhë kur Teuta ka qëndruar jashtë zhurmës mediatike, veçanërisht pas raportimeve që lidhnin emrin e saj me një ndarje të mundshme nga bashkëshorti. Përballë gjithë aludimeve, këngëtarja ka zgjedhur të mos komentojë publikisht dhe të ruajë privatësinë e saj.

E njohur për natyrën e rezervuar, Teuta rrallëherë ndan momente nga jeta personale, duke preferuar që vëmendjen ta mbajë tek karriera dhe familja e saj.

Më herët, ajo kishte bërë një reagim përmes rrjeteve sociale, ku falënderoi ndjekësit për mbështetjen gjatë një periudhe të vështirë. Edhe atëherë, artistja nuk dha detaje, por la të kuptohej se kishte kaluar momente sfiduese, duke zgjedhur që gjithçka ta përballojë larg syrit të publikut.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU