Atmosfera e “Alba Festival” ka sjellë edhe një moment që tërhoqi vëmendjen e publikut. Ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova”, Gjesti dhe Gresa Gashi, janë takuar në prapaskenat e festivalit, shkruan Raporto24.
Takimi mes tyre u shoqërua me një përqafim të ngrohtë, ndërsa momenti u nda me ndjekësit nga vetë Gresa përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Krahas pamjeve, ajo zgjodhi të shkruajë vetëm dy fjalë: “E du”, mbishkrim që nxiti reagime të shumta nga ndjekësit.
Edhe pas përfundimit të eksperiencës së tyre në “Big Brother VIP Kosova”, Gjesti dhe Gresa vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e publikut, ndërsa çdo paraqitje e përbashkët e tyre komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.





