Adelina kujton Cimën në ditëlindjen e tij me fjalët më prekëse

Dita e sotme ka një domethënie të veçantë për familjen e të ndjerit Rasim Thaçi – Cima. Në ditëlindjen e aktorit legjendar të humorit, vajza e tij, Adelina Thaçi, ka zgjedhur ta kujtojë me një mesazh prekës në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.

Ajo publikoi në InstaStory një fotografi të Cimës gjatë një loje tenisi, ku ai shfaqet i buzëqeshur dhe plot energji – një imazh që, sipas shumëkujt, pasqyron më së miri karakterin e tij të dashur dhe shpirtin pozitiv.

Bashkë me fotografinë, Adelina ndau edhe disa fjalë që shprehin mallin e madh për të atin:

“Babë, Gëzuar ditëlindjen! 🤍🕊️ Çdo foto e jotja flet shumë… Plot jetë, energji, humor!”

Edhe pse kanë kaluar pesë vjet nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi i Rasim Thaçit – Cimës mbetet i gjallë si për familjen, ashtu edhe për publikun që e deshi për dekada me radhë. Me rolet dhe humorin e tij, ai la një gjurmë të pashlyeshme në artin shqiptar dhe vazhdon të kujtohet me respekt e nostalgji.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU