Influencerja e njohur Xheneta Fetahu ka tërhequr sërish gjithë vëmendjen me postimet e fundit nga pushimet luksoze, shkruan Raporto24.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka ndarë me ndjekësit disa fotografi që nuk kanë kaluar pa u komentuar, duke dëshmuar edhe një herë se di si të jetë në qendër të vëmendjes.
Në imazhet e publikuara, Xheneta shfaqet me një veshje transparente që i thekson format trupore dhe stilin e guximshëm.
Pamja e saj verore është pritur me reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa fansat nuk kanë kursyer komplimentet për paraqitjen e saj, e cila u cilësua si mjaft joshëse.



