Bleona Qereti pushton skenën ndërkombëtare, merr një rol historik në çmimet Grammy

Një kapitull i ri është hapur në karrierën ndërkombëtare të Bleona Qeretit. Këngëtarja shqiptare ka marrë një vlerësim të rëndësishëm duke u bërë pjesë e anëtarësisë votuese të Recording Academy, organizatës që organizon çmimet prestigjioze Grammy Awards, transmeton Raporto24.

Lajmin e bëri të ditur vetë artistja përmes rrjeteve sociale, ku e përshkroi këtë arritje si një moment të veçantë dhe një dëshmi të rrugëtimit të saj të gjatë në muzikë.

Me këtë status të ri, Bleona tashmë ka të drejtë të marrë pjesë në procesin e votimit për nominimet dhe fituesit e Grammy-t, një prej skenave më të rëndësishme të industrisë globale të muzikës.

Artistja shqiptare ka theksuar se kjo arritje ka një domethënie të madhe për të, pasi rrugëtimin e saj e ka ndërtuar si artiste e pavarur, duke sfiduar barrierat dhe duke ndjekur ëndrrën përtej kufijve të Shqipërisë.

Duke kujtuar fillimet e saj, Bleona u shpreh se ka ardhur nga një vend ku një karrierë ndërkombëtare dukej pothuajse e paarritshme, por këmbëngulja, puna dhe mbështetja e njerëzve që e kanë ndjekur ndër vite e kanë ndihmuar të arrijë në këtë pikë.

“Ky nuk është vetëm një moment historik për mua, por edhe për çdo artist të pavarur që guxon të ndjekë një ëndërr”, ka shkruar ajo.

Pranimi në Recording Academy e vendos Bleonën mes emrave që tashmë kanë një rol në përcaktimin e zërave dhe krijimeve që vlerësohen në skenën më të madhe të muzikës botërore.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU