Një postim i ndjerë i Selvisë në rrjetet sociale ka zgjuar emocione të forta te ndjekësit e saj, shkruan Raporto24.
Ajo ka publikuar në InstaStory një fragment nga një këngë e papublikuar e partnerit të saj të ndjerë, Shpat Kasapi, duke rikthyer kujtimin e tij përmes zërit dhe vargjeve që nuk janë dëgjuar më parë.
Pa dhënë shumë shpjegime, Selvija ka zgjedhur vetëm pak fjalë për ta shoqëruar videon: “Kënga që nuk kam fuqi ta publikoj…”, duke vendosur edhe emojin e një zemre të thyer.
Në sfond shfaqej hëna e plotë, ndërsa dëgjoheshin vargjet prekëse: “Sa herë që vjen nata tregom a t’vijë në mendje, a je t’u e pa këtë hënë”.
Postimi u prit me shumë reagime nga ndjekësit, të cilët e interpretuan si një dëshmi të dhimbjes që Selvija vazhdon ta mbajë në zemër, ndërsa kujtimi për Shpatin mbetet ende i gjallë.


