Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje, gati për Genoan

Amir Rrahmani ka zhvilluar stërvitjen e parë pas lëndimit që pësoi disa ditë më parë. Mbrojtësi kosovar pritet të jetë në listën e Napolit për ndeshjen e së shtunës në stadiumin Marassi ndaj Genoas.
Rrahmani është në rrugë të mirë për të rimarrë vendin titullar, të cilin u detyrua ta braktiste në minutat e fundit të sfidës kundër Sassuolos. Rikthimi i tij vjen në një moment të vështirë për Napolin, që së fundmi u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe ka zbehur ndjeshëm shanset për titull në Serie A./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU