Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka prezantuar aderimin në parti.
Shemsi Jashari është emri i radhës që i është bashkuar kauzës së PDK-së, për zgjedhjet e7 qershorit, shkruan IndeksOnline.
“Ish-ushtar i UÇK-së, pjesë e Policisë së Kosovës dhe i administratës shtetërore, e më pas aktivist i palodhshëm për transparencë, drejtësi dhe interes qytetar, Shemsiu ka qenë gjithmonë në anën e qytetarëve” tha Hamza në prezantimin e tij për Jasharin.
Duke i uruar mirëseardhjen, kreu i PDK-së vlerësoi se Jashari është përfaqësimi që i duhet Kosovës.





