Bekim Jashari kujton Ilaz Kodrën në 27-vjetorin e rënies: Lavdi heronjve të kombit

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Ilaz Kodra, Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari, ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale.
Ai kujtoi jetën dhe luftën e komandantit Kodra, bashkëluftëtar i Adem Jashari, duke e cilësuar si shembull të guximit dhe përkushtimit ndaj atdheut deri në frymën e fundit.
“Lavdi jetës dhe veprës së tij dhe gjithë dëshmorëve të rënë në këtë datë historike”, ka shkruar Jashari.
Ky përvjetor rikthen në kujtesë sakrificën dhe kontributin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU