Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka rrezikuar trafikun publik dhe nuk i është ndalur urdhrit të zyrtarëve policorë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 18 korrik, rreth orës 01:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi”. I dyshuari është hasur duke drejtuar veturën në kahje të kundërt, ndërsa gjatë tentimit për ndalim nga policia, ai nuk ka zbatuar urdhrat dhe ka rrezikuar zyrtarët policorë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


