Finalja mes Cruzeiro-s dhe Atletico Mineiro-s përfundoi në një betejë të vërtetë, duke detyruar ndërhyrjen e policisë ushtarake.
Gjithçka nisi në sekondat e fundit, kur një përplasje mes portierit Everson dhe mesfushorit Christian ndezi një sherr masiv ku u përfshinë të gjithë lojtarët.
Për shkak të dhunës, pasi përfundoi loja arbitri ndëshkoi 23 lojtarë me kartonë të kuq, 12 për Cruzeiron dhe 11 për Atleticon.
Mes të përjashtuarve ishte edhe ylli i njohur Hulk, i cili e cilësoi ngjarjen si “të turpshme për imazhin e futbollit brazilian”.
Ndeshja u fitua 1-0 nga Cruzeiro, por fitorja mbeti në hije të skandalit prej dhunës.





