Kërcënimet e mërgimtarit në rrjete sociale, përmend edhe Vjosa Osmanin

Mërgimtari Naser Xhylani, i njohur si mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka lëshuar deklarata të rënda dhe kërcënuese në drejtim të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj.


Dy ditë më parë, Xhylani kishte komentuar në një postim të ish-deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, ku ky i fundit kishte publikuar një fotografi me bashkëshorten e tij. Në komentin e tij, Xhylani kishte shkruar: “E meriton një plumb”.
Pas raportimit të këtij komenti nga mediumi Raporto24, Xhylani reagoi sërish me komente të tjera ndaj mediumit dhe figurave politike.
“Oooo Raporto24, a je lodhë???”, kishte shkruar ai në komentet e publikuara në Facebook.
Ndërsa në një tjetër koment, ai kishte deklaruar:
“Edhe Pali me duket do kërkojë mbrojtje si Vjosa Osmani e plus makina të blinduara, ha ha ha. Sa legena që jeni ore, sa legena që jeni.”
Komentet e Xhylanit kanë nxitur reagime në rrjetet sociale, për shkak të gjuhës kërcënuese dhe ofenduese të përdorur ndaj figurave publike dhe mediave./Raporto24/

Mërgimtari, militant i VV’së, e krahason Daut Haradinajn me Radoiçiqin, e kërcënon publikisht me “kanun”

Pal Lekaj publikon foto me gruan e tij, ndjekësi mbështetës i VV-së e kërcënoi me jetë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU