Përveç suksesit të jashtëzakonshëm në fushën e lojës, Erling Haaland vazhdon të zgjojë interes të madh edhe për jetën e tij personale, shkruan Raporto24.
Sulmuesi i Manchester City prej disa vitesh është në një lidhje të qëndrueshme me Isabel Haugseng Johansen, një emër që nuk është i panjohur për botën e futbollit.
Historia e tyre nisi në vitin 2021, ndërsa lidhja është forcuar me kalimin e kohës. Në fund të vitit 2024, çifti u bë prindër për herë të parë, duke mirëpritur në jetë një djalë.
Haaland dhe Isabel njihen që nga fëmijëria, pasi të dy janë rritur në qytetin norvegjez të Bryne. Edhe ajo ka ndjekur rrugën e futbollit, duke luajtur për ekipin e vajzave të Bryne që në moshën 13-vjeçare.
Edhe pse preferojnë ta mbajnë larg vëmendjes publike jetën private, dyshja vazhdon të jetë një nga çiftet më të komentuar në botën e futbollit.


