“Më quajti tradhtar”, Jose Mourinho tregon pse u ndëshkua me të kuq: Unë bëj më të mirën në çdo skuadër…!

Trajneri i Benfica-s, Jose Mourinho, reagoi pas ndeshjes për polemikën e kartonit të kuq dhe komentet e bëra ndaj tij nga stafi i Portos.

Mourinho u shpreh i habitur dhe i indinjuar nga akuzat se po vepronte si “tradhtar”, shkruan Indeksonline

Djali nga pankina e Portos më quajti tradhtar 50 herë. Dua një shpjegim: Si jam tradhtar? Kam qenë te Porto dhe i kam dhënë Portos shpirtin tim. Kam shkuar te Chelsea, dhe i kam dhënë Chelsea shpirtin tim. Real Madrid? E njëjta gjë. Inter, Fenerbahçe… kam qenë kudo në botë dhe kam dhënë shpirtin dhe jetën time, 24 orë në ditë, çdo ditë. Kjo quhet profesionalizëm.”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU