Provim pranues se jo mahi: 8 orë testim, disa muaj përgatitje, 17 orë lexim në ditë

Nxënësit në Korenë Jugore në këtë periudhë i nënshtrohen provimit pranues për pranim në studime universitare, i njohur si “Suneung”. Ky cilësohet si njëri ndër testimet më të vështira në botë dhe zgjat tetë orë.

Televizioni BBC e sjell rrëfimin e disa nxënësve të Koresë Jugore, të cilët përgatitjet për provim pranues i nisin disa muaj para ditës së rëndësishme. “Kanë mbetur vetëm edhe 100 ditë deri në provim”, dëgjohet duke thënë nxënësja Kim Min-seo në një video të incizuar më parë.

“Në fundjavë, më duhet që të zgjohem edhe më herët dhe të mësoj më fort. E njëjta, ditë pas dite, përsëritja është shumë e vështirë dhe rraskapitëse. Ka shumë raste kur jam shumë e lodhur dhe dua të qaj e të heq dorë nga gjithçka”, shton nxënësja koreane.

Megjithatë, ajo thotë se bisedat dhe ngrënia e ushqimit të shijshëm me miqtë e ndihmon për ta larguar stresin dhe për ta vazhduar punën.

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU