No menu items!

Momenti kur gjarpri gjigant hiqet nga tavani, pasi kishte ngrënë macen e familjes

Një gjarpër i madh është kapur në tavanin e një shtëpie në Tajlandë, pasi zvarraniku i rrezikshëm kishte ngrënë macen e një familjeje. Kjo vërehej edhe në trupin e gjarprit, që në një pjesë ishte më i trashë.

Gjarpri gjigant u gjet mbi një shtresë të tavanit, pasi macja e familjes u zhduk nga vendbanimi Nakhon Sawan në Tajlandë, shkruan Metro UK.

Një anëtar i familjes telefonoi një grup të shpëtimtarëvve vullnetarë, pasi e vërejti gjarprin përmes një vrime. Një vullnetar u mundua që ta tërhiqte gjarprin, por në atë çast shemben disa pjesë të shtresës së tavanit për shkak të peshës së madhe të gjarprit.

Në video shihet se si gjarpri provon që ta sulmojë vullnetarin, i cili në fund arriti që ta kapë afër kokës për ta futur nën kontroll. Gjarpri u nxor nga shtëpia dhe më pas u lirua në natyrë të egër.

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.