Mbrëmja e fundit e “Ferma VIP” u përfshi nga polemika, pasi një prej provave që do të përcaktonte finalistët shkaktoi konfuzion si brenda fermës, ashtu edhe te publiku, shkruan Raporto24.
Në sfidën e organizuar nga produksioni, një dele duhej të zgjidhte në mënyrë simbolike dy konkurrentët që do të përballeshin në televotim për një vend në finale. Sipas pamjeve të transmetuara live, kafsha fillimisht iu afrua Bujakës dhe më pas Visit.
Megjithatë, gjatë komunikimit me fermerët, Arbana Osmani bëri të ditur se në televotim do të shkonin Visi dhe Iliri, duke shkaktuar reagime të menjëhershme. Banorët kundërshtuan vendimin, duke pretenduar se prova ishte interpretuar gabim dhe se lëvizjet e deles tregonin një rezultat tjetër.
Për shkak të debatit, produksioni vendosi të rishikojë pamjet e regjistruara. Pas verifikimit, u pranua se kishte pasur një pasaktësi në komunikimin fillestar dhe u mor vendimi që në televotim të shkonin tre konkurrentë: Bujaka, Visi dhe Iliri.
Ngjarja u bë menjëherë temë diskutimi edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit e formatit komentuan gjerësisht ndryshimin e vendimit gjatë transmetimit live.


