Nga jugu i Shqipërisë, ku po i kalon ditët e nxehta të verës, ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, modelja Kader Kicaj, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me postimet e saj më të fundit në Instagram, shkruan Raporto24.
Pushimet e saj në bregdet nuk po kalojnë aspak pa u vënë re, sidomos pas fotografisë së publikuar së fundmi, ku ajo shfaqet në një atmosferë luksoze verore, duke ndarë me ndjekësit momente nga vila ku po qëndron.
Ajo që ka ndezur më shumë reagime është paraqitja e saj në një fustan të bardhë, që ka nxitur komente të shumta dhe interpretime të ndryshme në rrjete sociale. Në përshkrimin e postimit, Kaderi ka lënë një mesazh romantik duke e quajtur dashurinë “gjuhën e heshtur”, çka ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve.



