Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.
Ajo ka publikuar disa pamje të reja në InstaStory, ku shfaqet e veshur me një fustan të gjatë në ngjyrë qielli, duke reflektuar elegancë dhe stil.
Paraqitja e saj u prit me komente pozitive nga ndjekësit, të cilët nuk kursyen komplimentet për pamjen e saj, ndërsa Dolce vazhdon të jetë aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.



