Modelja dhe influencerja Loredana Brati ka ndarë me ndjekësit një album të veçantë fotografish në Instagram, këtë herë larg pozave glamuroze që e karakterizojnë, shkruan Raporto24.
Në imazhet e publikuara, ajo shfaqet në shoqërinë e prindërve dhe vëllait të saj, duke sjellë momente të ngrohta familjare që janë pritur me shumë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit.
Loredana vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku krahas angazhimeve profesionale, shpesh ndan edhe copëza nga jeta e saj personale, duke ruajtur një lidhje të afërt me publikun që e ndjek.



