Këngëtari Bardhi ka dhënë një nga intervistat më të sinqerta të karrierës së tij në podcastin e Grida Dumës, ku ka folur pa filtra për periudhat më të vështira dhe momentet më të lumtura të jetës, transmeton Raporto24.
Ai është rikthyer me emocion te kujtimet e luftës në Kosovë, duke treguar se shtëpia e familjes së tij ishte goditur nga bombardimet.
“Dyert ishin plot me plumba”, kujton Bardhi, ndërsa përshkruan ngjarjet që lanë gjurmë të thella në fëmijërinë e tij.
Gjatë bisedës, artisti foli edhe për familjen me të cilën u rrit, besimin në Zot dhe mënyrën se si këto vlera e ndihmuan të përballonte sfidat dhe zhgënjimet gjatë rrugëtimit të tij.
Një kapitull i veçantë iu kushtua jetës personale. Bardhi pranoi se ardhja në jetë e fëmijës ia ka ndryshuar plotësisht këndvështrimin për jetën.
“Pse nuk jam bërë baba më herët?”, tha ai, duke e përshkruar prindërimin si dhuratën më të madhe që ka marrë ndonjëherë.
Në fund të intervistës, Bardhi emocionoi me fjalët kushtuar partneres së tij, Sarës, duke bërë një deklaratë dashurie që preku shumë ndjekës.
“Edhe një jetë tjetër ta kisha, nuk do të gjeja një më të mirë se Sara”, u shpreh ai.


