E ftuar në emisionin “Top Arena”, Kejsi Borri, motra e Mateos, ka folur hapur për mundësinë që një ditë ta shohim pjesë të formatit “Big Brother”, shkruan Raporto24.
Gjatë intervistës, moderatorja Brikena, e cila është në një lidhje dashurie me Mateon prej disa muajsh, i drejtoi një pyetje që e vendosi Kejsin përballë një skenari interesant: çfarë do të bënte nëse do të merrte një ftesë për të hyrë në shtëpinë më të famshme.
Kejsi u shpreh se për momentin do ta refuzonte një ofertë të tillë, pasi është e fokusuar në disa projekte personale që dëshiron t’i realizojë më parë.
Ajo theksoi gjithashtu se, nëse një ditë vendos të bëhet pjesë e “Big Brother”, dëshiron të hyjë si një personazh me identitetin e saj dhe jo të njihet vetëm si motra e Mateos. Sipas saj, ndonëse kanë ngjashmëri në karakter, ajo e pranoi se është më impulsive dhe ka më pak durim se vëllai.
Intervistën e plotë dhe deklaratën e Kejsit mund ta ndiqni në videon më poshtë.


