Sfida virale “i Pari me 100K”, e iniciuar nga këngëtari Butrint Imeri, ka përfunduar edhe zyrtarisht me dorëzimin e çmimit kryesor, transmeton Raporto24.
Fituesit, Bleoni dhe Laurita, kanë marrë shpërblimin prej 100 mijë eurosh, pasi u shpallën çifti fitues i sfidës që për javë të tëra dominoi TikTok-un shqiptar.
Lajmi është bërë i ditur nga menaxhmenti “96mgmt”, i cili publikoi pamje ku Bleoni shihet duke nënshkruar kontratën zyrtare. Në postimin shoqërues thuhet se historia e tij nisi me një video në TikTok dhe përfundoi me fitimin e çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.
Kujtojmë se fituesit u shpallën javën e kaluar gjatë festës së 30-vjetorit të Butrint Imerit, në një mbrëmje ku, përveç atmosferës festive, u zbulua edhe emri i çiftit që triumfoi në sfidën më të komentuar të rrjeteve sociale.


