Një veprim i fundit në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen te raporti mes dy prej emrave më të komentuar të estradës, Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula, shkruan Raporto24.
Dy këngëtarët kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, një detaj që menjëherë ka ngjallur dyshime te ndjekësit për një ndryshim të mundshëm në raportin e tyre.
Lëvizja e papritur në rrjetet sociale ka bërë që shumë të pyesin nëse mes dy artistëve ka ndodhur një distancim, pasi deri së fundmi ata ishin përfolur shpesh për afrimitetin e tyre.
Ajo që ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin është koha kur ndodhi ky veprim. “Unfollow”-i erdhi vetëm një ditë pas ditëlindjes së 40-të të Ledrit, në një moment kur shumë ndjekës prisnin një urim publik nga Xhensila.
Prej muajsh, emrat e tyre janë lidhur me njëri-tjetrin për shkak të paraqitjeve dhe momenteve të përbashkëta që kanë qarkulluar në rrjete sociale. Megjithatë, as Xhensila dhe as Ledri nuk kanë folur publikisht për natyrën e raportit mes tyre.
Tashmë, ky veprim i fundit ka shtuar edhe më shumë pikëpyetje rreth marrëdhënies së dy artistëve.



