Modelja dhe ish-banorja e BBVA, Françeska Murati, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një postim që në shikim të parë ka habitur ndjekësit, shkruan Raporto24.
Pas koncertit madhështor të Kanye West në Tiranë, Françeska publikoi një seri fotografish ku shfaqet pranë reperit me famë botërore, duke krijuar përshtypjen se të dy kanë kaluar momente së bashku.
Megjithatë, bëhet fjalë për imazhe të krijuara me ndihmën e Inteligjencës Artificiale (AI). Në fotot e publikuara, ajo shihet fillimisht pranë Kanye-t në koncert, ndërsa në një tjetër “moment” të improvizuar duket sikur të dy janë ndalur për të ngrënë pranë një lokali në Tiranë.
Me këtë postim, Françeska ka zgjedhur t’i argëtojë ndjekësit e saj, duke luajtur me mundësitë që ofron teknologjia dhe duke sjellë një skenar imagjinar që ngjalli reagime të shumta.


