Influencerja e njohur Viven Thano duket se i ka dhënë fund aludimeve rreth jetës së saj sentimentale, shkruan Raporto24.
Pak më parë, ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shihet duke shijuar një darkë romantike. Edhe pse ka zgjedhur të mos e zbulojë identitetin e personit që e shoqëron, në imazh dallohet qartë dora e një mashkulli, detaj që është interpretuar si konfirmim i lidhjes së saj të re.
Pas ndarjes nga reperi Getinjo, Viven ka qenë e rezervuar për jetën private, por duket se tashmë ka vendosur të ndajë me ndjekësit një pjesë të lumturisë së saj.
Ndërkohë, edhe Getinjo konfirmoi muaj më parë se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij sentimentale. Me sa duket, të dy kanë lënë pas të kaluarën dhe kanë gjetur sërish dashurinë.



