Santiana Maloku ka vendosur t’u japë fund të gjitha spekulimeve që kanë qarkulluar së fundmi rreth jetës së saj sentimentale, transmeton Raporto24.
Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, gjatë një interviste për “Prive by Liberta Spahiu”, bëri të ditur se lidhja e saj me Patris Berishën ka përfunduar dhe se tashmë është beqare.
Teksa u pyet për planet e pushimeve verore, Santiana la të kuptohej qartë ndryshimin në jetën e saj personale.
“Në pushime shkoj vetë, ose me nanën, se tash jam single”, u shpreh ajo.
Ajo theksoi gjithashtu se raportimet e mëparshme për romancën e saj kishin qenë të sakta në kohën kur ishin publikuar, por se marrëdhënia tashmë i përket së kaluarës.
“Lajmet kanë qenë të vërteta në momentin kur i keni publikuar ju, por jo më. Po, ka përfunduar gjithçka. Tash jam single”, deklaroi Santiana.
Përveç jetës private, ish-banorja foli edhe për angazhimet profesionale, duke konfirmuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit “Robi plaket kur don vet”, në krah të Robertit, bashkëpunim që ka rezultuar i suksesshëm prej disa sezonesh.





