Një person rreth 20-vjeçar ka vdekur në vend, ndërsa një tjetër është lënduar pas rënies së vinçit në një vendpunishte në Prishtinë të martën, kanë konfirmuar për KOHËN nga Qendra e Mjekësisë Urgjente në kryeqytet.
Sipas tyre, i lënduari tjeter është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm.





