Moderatori i njohur kosovar, Alaudin Hamiti, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta uruar aktoren Olta Gixhari me rastin e ditëlindjes së saj, shkruan Raporto24.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hamiti ka ndarë fjalë të veçanta për aktoren, duke e përshkruar si një person me energji pozitive dhe shpirt gjithmonë të ri.
“Sot feston njeriu që ka gjithmonë recetën e disponimit të mirë dhe që shpirti i mbetet përherë i ri! Keep shining dhe mos e humb kurrë atë super-energji që të bën kaq unike! Shumë urime dhe festofsh çmendurisht sot”, ka shkruar ai.



