Pas zhvillimeve të fundit rreth rastit të Anita Corleones, një video e publikuar në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, transmeton Raporto24.
Në pamjet e shpërndara në TikTok nga Rasim Avdyli, Anita shihet në shoqërinë e Vali Corleones, teksa u shërben kafen e mëngjesit, duke lënë të kuptohet se ajo tashmë ndodhet pranë tij.
Kjo paraqitje vjen vetëm një ditë pasi u raportua se kërkesa për lirimin e saj nga paraburgimi ishte refuzuar nga gjykata, çka kishte nxitur reagime të shumta në publik.
Një ditë më parë, Vali Corleone kishte shprehur hapur zhgënjimin e tij përmes një videotelefonate të publikuar në Instagram nga Rasim Avdyli. Ai ishte shfaqur i prekur emocionalisht, duke folur për mungesën e Anitës dhe duke thënë se edhe qeni i tyre, Safari, po e ndiente mungesën e saj.
Ndërkohë, videoja më e re ka shtuar pikëpyetje rreth zhvillimeve të fundit, pasi Anita shihet sërish pranë Valit, duke dhënë përshtypjen se situata mes tyre ka marrë një kthesë të re.





