“Lot dhe dhimbje pa fund”, Elijona nderon kujtimin e nënës dhe motrës në vendin ku u përjetësua tragjedia

Në qytetin e Sllavonski Brod në Kroaci është zbuluar pllaka përkujtimore në nderim të dhjetë viktimave që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë rrugor të 25 korrikut 2021, shkruan Raporto24.

Ceremonia, e organizuar nën përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, u shoqërua me momente të dhimbshme dhe emocione të forta, teksa familjarët përkujtuan njerëzit e tyre të dashur që humbën jetën.

Në mesin e viktimave të kësaj tragjedie ishin edhe nëna dhe motra e Elijona Binakajt, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova”. Pamjet nga ceremonia kanë prekur shumë njerëz, teksa Elijona shihet e mbushur me dhimbje pranë pllakës përkujtimore.

Vëllai i saj ka ndarë gjithashtu një fotografi prekëse nga ky moment, ku shihet duke e përqafuar motrën e tij në një ditë të mbushur me kujtime dhe mall për të dashurat e tyre.

Pllaka përkujtimore do të mbetet një simbol i kujtesës dhe respektit për dhjetë jetët e humbura në atë ngjarje tragjike, duke ruajtur përgjithmonë kujtimin e tyre.

Screenshot

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU