Franceska Murati prezanton motrën e saj dhe qenka yll fare! (Foto)

Franceska Murati ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar, duke prezantuar për herë të parë në rrjetet sociale motrën e saj, shkruan Raporto24.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” publikoi një fotografi ku shfaqen së bashku, ndërsa pamja e tyre dhe ngjashmëria fizike nuk kanë kaluar pa u komentuar nga ndjekësit.

Krahas imazhit, Franceska zgjodhi edhe një mesazh të shkurtër e domethënës: “Kush ka motrën, botën ka.”

Postimi mori reagime të shumta, me shumë fansa që komplimentuan dy motrat për bukurinë dhe raportin e afërt që duket se ndajnë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU